Aktualitet

Biznesi pranë po zgjerohet, banorët e pallatit në Xhamllik në PROTESTË: Na kanë falsifikuar firmat, ne nuk dhamë leje pë

5 Shtator 2021, 08:38 Nga DOSJA
Biznesi pranë po zgjerohet, banorët e pallatit në Xhamllik

TIRANË– Banorët e pallatit në Xhamllik kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi shprehen se një biznes i ka bllokuar hyrjen në banesa. Ata shprehen se biznesi pranë tyre ka nisur punën për të bërë zgjerimin e dyqanit në katin e parë. Sipas banorëve IKMT-ja e ka bllokuar punën gjithashtu banorët nuk kanë dhënë leje për ndërim, pasi prek hyrjen e pallatit. Ata besojnë se firmat e tyre janë falsifikuar në mënyrë që të vijojnë punimet normalisht.

Banoret: Kemi problem me dyqanin e katit të parë. Duan të zgjerohen, i kemi thënë se duhet të marrë leje nga ne një herë para se të ndërtojë, ne nuk ia kemi dhënë lejen. IKMT e ka bllokuar. Këta vijnë prapë e ndërtojnë. Kanë filluar të hyjnë në ballkon, se ku e kanë marrë lejen për zgjerim të biznesit nuk e dimë. Dyshojmë se ai ka falsifikuar firmat tona si banorë. Ndërtues nuk ka. Pronari nuk vjen vetë. Nazmie Ceni, kjo është pronarja. Ky problem ka 1 vit e ca.

Më tej, një prej banoreve të pallatit është shprehur se do të vijojnë sërish me protesta. Ajo tha se ditën e martë do të jenë të pranishëm përballë Bashkisë së Tiranës.

‘Të martën në mëngjes do të mblidhemi dhe më shumë’- është shprehur një banore e cila vijon: Janë 14 familje këtu që banojnë. Kemi frikë, do bëhemi si pallati në Durrës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne xhamllik proteste ne xhamllik

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shtator 2021, 07:47

TIRANË– Behar Aliaj është 36-vjeçari i cili pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Aliaj ishte në kërkim për një ngjarje që ka ndodhur ...