Aktualitet

5 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA

TIRANË– Behar Aliaj është 36-vjeçari i cili pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Aliaj ishte në kërkim për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017, e që u dënua në 2018-ën. Ai është i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vitin 2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, Aliaj dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, personin me inicialet E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, 36-vjeçari.Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimi vendit tonë, i shtetasit shqiptar:B. A., 36 vjeç, banues në Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e RëndaTiranë, me vendimin e datës 24.05.2018 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datë 24.03.2017, në vendin e quajtur “Sheq i Madh”, Fier, shtetasi B. A. dyshohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes ose dhunës, shtetasin E. B., duke e kërcënuar se do ta vriste, nëse ai nuk do t’i jepte brenda dy muajve, shumën 10.000 euro.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet behar aliaj behar aliaj

Sondazh

Poll