Sport

“Inter më shpëtoi nga telashet, por doja Chelsea-n”, Lukaku i sinqertë në rrëfimin e tij, sulmuesi shpjegon pse

4 Shtator 2021, 12:33 Nga DOSJA
“Inter më shpëtoi nga telashet, por doja Chelsea-n”,

ANGLI-Romelu Lukaku rikthehet të flasë për Interin, sulmuesi belg ndodhet i grumbulluar me përfaqësuesen dhe në një intervistë ka treguar të tjera prapaskena lidhur me largimin e tij nga klubi zikaltër.

“Kur Chelsea ofroi 110 milionë plus Zappacostan, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje nuk isha më në Milano. Interi e kishte refuzuar edhe këtë ofertë dhe unë u detyrova të shkoja të flisja me Simone Inzaghin në zyrën e tij në mënyrë që palët të gjenin një akord. Edhe pse me trup isha ende në Appiano Gentile me mendje isha që atëherë te Chelsea”,theksoi sulmuesi belg.

Romelu Lukaku luajti për 2 vjet me Interin dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të pëlqyer të tifozëve zikaltër. Në 72 ndeshje, sulmuesi shënoi 47 gola, duke qënë i rëndësishëm në sezonin e fundit ku Inter u shpall kampion i Italisë. “Interi më nxorri nga telashet në një moment jo të mirë për mua dhe për këtë do t’u jem gjithmonë mirënjohës, Interin mund ta lija vetëm për Chelsea-n,” përfundoi Lukaku.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku chelsea inter lukaku

Sondazh

Poll