Sport

Si në rastin e Donnarummas/ PSG “flirton” me mesfushorin që është në skadencë kontrate, Milan mund ta humbasë me zero

4 Shtator 2021, 08:56 Nga DOSJA
Si në rastin e Donnarummas/ PSG “flirton” me mesfushorin

ITALI– Franck Kessie si në rastin e Gigio Donnarumma-s.Kjo është ajo që Milan natyrisht nuk e dëshiron, por që ditët e fundit po bëhet diçka më shumë se një hipotezë e merkatos. Historia duket e njëjtë me një vit më parë: lojtari kërkon një shumë joproporcionale për të rinovuar.Konkretisht, mesfushori ka refuzuar ofertën prej 6.5 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën që skadon në qershor të vitit 2022.

Maldini para ndeshjes kundër Sampdoria ishte i qartë: “Rinovimet do të bëhen sipas linjave të klubit”. Me pak fjalë, asnjë marrëzi dhe shumë angazhime për të mbajtur nën kontroll siç ka ndodhur tashmë me Donnarumman dhe Calhanoglu. Rreziku është të humbasësh Kessie me zero në fund të sezonit ose ta shesësh atë, në këmbim të një kompensimi të vogël, në janar.

Paratë si gjithmonë, mund të vijnë nga Parisi ku duket se nuk kanë probleme me llogaritë financiare. Leonardo e ka vlerësuar gjithmonë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë dhe është gati të mos e humbasë edhe këtë mundësi. Ashtu siç bëri me Gigion.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kessie milan kessie milan

Sondazh

Poll