Sport

Rezulton me Covid-19 në prag të provave zyrtare të F1, piloti humbet garën e Holandës dhe izolohet në hotel

4 Shtator 2021, 08:36 Nga DOSJA
Rezulton me Covid-19 në prag të provave zyrtare të F1, piloti

FINLANDË-Kimi Raikkonen, i cili njoftoi lamtumirën e tij nga Formula 1 në fund të sezonit, nuk do të jetë pjesë e garës në Holandë.Piloti finlandez, siç u njoftua nga faqka zyrtare e F1 dhe Alfa Romeo Racing, është infektuar me Covid-19 dhe është në izolim në një hotel. Në vend të tij do të jetë Robert Kubica.

“Kimi Raikkonen do të humbasë Çmimin e Madh të Holandës pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Ju urojmë një shërim të shpejtë Kimi, mezi presim t’ju shohim përsëri në rrugën e duhur së shpejti!” Ishin fjalët e publikuara në Twitter nga faqja zyrtare e F1.”Pas raundit të fundit të tamponëve të kryera, Kimi Raikkonen rezultoi pozitiv me Covid-19. Kimi nuk tregon simptoma dhe është në humor të mirë. Ai menjëherë hyri në izolim në hotelin e tij. Ekipi i uron Kimit shërim të shpejtë.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport formula 1 kimi raikkonen formula 1 kimi raikkonen

Sondazh

Poll