Zbardhet misteri i Glyka Nera! Policia shumë pranë…zbuluan kush është bashkëpunëtori i pilotit Babis, KËRCËNIMET që i
4 Shtator 2021, 06:34Nga DOSJA
GREQI– Policia greke e ka zbuluar tashmë merin e personit që ka bashkëpunuar me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos në vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare. Sipas gazetës Spirto, efektivët e dinë kujt i përket zëri, pasi personi që merrte psikologen dhe e kërcënonte që të mos fliste, nuk kishte përdorur ndryshues.
Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.
Psikologia i tregoi Policsë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.
Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Deri më tani, pista që qëndron ende është se piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift, por kurrë nuk ka folur për një bashkëpunëtor. Mesa duket ka pasur një të tillë, pasi Policia ka konfirmuar se zëri që bënte kërcënimet nuk ishte i Babis.
KOSOVË– Disa zërave që ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi do të emërohet ambasador i Kosovës në Gjermani i është përgjigjur vetë ai duke e mohuar n...
Virusi i koronës mund ta kishte goditur shumë më keq ekonominë gjermane, nëse do ishte shfaqur disa vite më parë. Por në vitin 2020 në shumë ndërmarrje, megjith...
AFGANISTAN– Një tifoz i zjarrtë i futbollistit argjentinas Lionel Messi, i cili u kthye në hitin e rrjetit pasi u fotografua duke luajtur futboll me një f...
ANGLI- Pesë oficerë policie janë plagosur ditën e sotme në Angli në protestën që po bëhet për vaksinët anti-Covid. Sky News shkruan se dhjetë persona u arrestua...
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar masa më rigoroze në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se masat e rej...
KOSOVË- Forcat e NATO-s në Kosovë nuk kanë asnjë plan për tërheqje nga vendi. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë zyra e NATO-s, e pyetur nga Klan Kosova, pas...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi të premten rishikimin e deklasifikimit të mundshëm të dokumenteve nga hetimi i FBI-së për sulmet e 11 shtatorit 200...
GJERMANI– Media gjermane “Bild” ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë federale se mes afganëve që ka strehuar, ka marrë edhe kriminelë, përdhunues e pedofilë. Në fa...
MOSKË – Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ai shpreson se talebanët do të sillen në një mënyrë “të civilizuar” në Afganistan, në mënyrë që bot...