Bota

Talebanët pretendojnë marrjen e Luginës Panjshir, zëdhënësi i rezistencës e kondërshton: Kjo është propagandë, ata ja

3 Shtator 2021, 18:42 Nga DOSJA
Talebanët pretendojnë marrjen e Luginës Panjshir,

AFGANISTAN- Talebanët kanë pretenduar ditën e sotme se kanë marrë nën kontroll Luginën e Panjshirit në Afganistan. BBC shkruan se një komandat taleban u shpreh se Panjshir është nën komandën e tyre.

“Problemistët janë mundur dhe Panjshir tani është nën komandën tonë,” tha një komandant taleban.

Por këto pretendime janë kundërshtuar nga zëdhënësi i Frontit të Rezistencës Kombëtare Ali Nazari, i cili tha se kjo është e kundërta që ka ndodhur dhe ata i kanë shtyrë talebanët prapa. Luftëtarët anti-talebanë që luftojnë me militantët në Luginën Panjshir thonë se talebanët nuk e kanë marrë kontrollin e zonës, pavarësisht pretendimeve nga talebanët.

“Makina propagandistike e talebanëve vazhdon të publikojë të njëjtat pretendime se Panjshir ka rënë, ne e kemi parë javën e kaluar që është e rreme dhe është e kundërta, se është Fronti i Rezistencës Kombëtare që i ka bërë ata të tërhiqen. Janë mbi disa qindra talebanë të bllokuar. Atyre po u mbarojnë municionet dhe po negociojnë kushtet e dorëzimit tani,” tha ai.

Talebanët pas 2 dekadash luftime arritën që të merrnin kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi. Nga frika e talebanëve shumë afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane janë larguar nga vendi, ndërkohë që po ashtu edhe gazetarë, të cilët kanë raportuar mbi situatën në vend, apo edhe civilë kanë zgjedhur që të largohen për t’i shpëtuar miorisë së talebanëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ali nazari lufta ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin ali nazari lufta ne afganistan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll