Sport

Surpriza pa fund/ Italia dështon ndaj Bullgarisë, Spanja nuk “ndez” ndaj Suedisë, ndërsa Flick debuton me Gjerma

2 Shtator 2021, 21:00 Nga DOSJA
Surpriza pa fund/ Italia dështon ndaj Bullgarisë, Spanja nuk

EUROPË-Eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 dhuruan një tjetër mbrëmje emocionuese. Në Grupin B ku bën pjesë dhe Kosova, Suedia bëri surprizën,duke triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës. Golat e takimit u shënuan nga Soler në minutën e 5′ për Spanjën dhe Isak e Claesson shënuan për Suedinë, me nordikët që tashmë janë me 9 pikë të plota pas tre ndeshjeve.

Në grupin C zbriti në fushë Italia kampione Europe, që u vu përballë Bullgarisë në “Artemio Franchi” të Firenzes, por nuk shkoi përtej barazimit 1-1. Federico Chiesa zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ për italianët, ndërsa miqtë rikthyen baraspeshën me Iliev në të 39-ën.

Në grupin I, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, Anglia konsolidoi pozitat në krye, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën ndaj Hungarisë dhe tani e sheh veten me 12 pikë të plota, ndërsa Andorra gjeti fitoren e parë, pasi mposhti San Marinon me rezultatin 2-0.Në grupin J pritej me mjaft interes debutimi i Hansi Flick në pankinën e Gjermanisë, me “panzerat” që triumfuan me shifrat 0-2 në transfertën ndaj Lichtensteinit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia italia katar 2022 anglia italia katar 2022

Sondazh

Poll