Bota

“Femrat si unë janë shënjestra e talebanëve”, grimierja tregon eksperiencën e hidhur

3 Shtator 2021, 15:42 Nga DOSJA
“Femrat si unë janë shënjestra e talebanëve”,

KABUL – Afsoon (jo emri i saj i vërtetë), një grimiere nga Afganistani, u zgjua ditën e dielë, në orën 10 të mëngjesit nga një telefonatë nga kolegia në sallonin ku punonte, e cila i tha të mos vinte në punë sepse gjithçka kishte mbaruar.

Afsoon e adhuronte punën e saj, era e shampove, manikyrit e zhurma e tharëseve dhe bisedat me klientet ishin gjithçka kërkonte.

“Ka mbaruar gjithçka,” përsëriti ajo me vete. Ishte koha për t’u fshehur. Teksa lajmi se talebanët kishin pushtuar Kabulin dhe trupat mbrojtëse ishin larguar i erdhi në celular , ajo ndjeu frikë për të ardhmen.

Pas telefonatës nga shoqja e saj që i tha të mos vinte në punë, Afsoon dëgjoi se çdo poster që përfaqësonte bukurinë femërore po mbulohej me bojë te zezë nga banorët e frikësuar të Kabulit. Një mik i Afsoon pikturoi vetë mbi disa postera modelesh, një gjest për të qetësuar talebanët dhe për të mos tërhequr vëmendjen e tyre.  

“Nuk ka asnjë mënyrë që ata të miratojnë fytyrat te zbuluara, ose qafat e grave të ekspozuara. Ata kanë qenë gjithmonë shumë të qartë në besimin e tyre se një grua nuk duhet të tërheqë vëmendjen. Është thjeshte fundi i industrisë së bukurisë në Afganistan”, ka përfunduar ajo.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota grimierja tregon historine sallonet e bukurise mbulohen me boje grimierja tregon historine sallonet e bukurise mbulohen me boje

Sondazh

Poll