Bota

Vazhdon kërkimi për 35 vjeçaren, policia than liqenin 12 vite më pas për t’i gjetur trupin

3 Shtator 2021, 14:07 Nga DOSJA
Vazhdon kërkimi për 35 vjeçaren, policia than liqenin 12 vite

MBRETËRI E BASHKUAR – Claudia Lawrence është e zhdukur që nga Marsi i vitit 2009, kur  35 vjeçarja nuk u paraqit në punë tek siç bënte çdo mëngjes.

12 vite pas zhdukjes së saj, imazhe nga droni shfaqin oficerët e policisë teksa kërkojnë në liqenin 13 km jashtë qytetit dhe zhytës janë parë gjithashtu teksa kontrollojnë për trupin e saj.

Policia e “North Yorkshire” ka konfirmuar se ata e kanë tharë liqenin si pjesë të investigimit dhe mendojnë se kërkimet do vazhdojnë për disa ditë.

Policia nuk i tregoi shkaqet që i çuan për të kontrolluar liqenin, por tha se po kontrollojnë disa pista si pjesë e një kërkimi rutinë.

Lawrence është një nga çështjet e pazgjidhura më të bujshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është parë duke u kthyer në shtëpi të mërkurën e 18 marsit 2009. Në mbremje ajo foli me prindërit por nuk u paraqit të nesërmen për punë në Goodricke College. I ati e saj e deklaroi të humbur më 20 Mars dhe ende nuk dihet asgjë për të.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 35 vjecarja e zhdukur policiao kerkon trupin 12 vite me pas 35 vjecarja e zhdukur policiao kerkon trupin 12 vite me pas

Sondazh

Poll