Bota

Njihuni me Amalin e vogël që kërkon nënën, kukulla gjigande ka një mesazh të rëndësishëm

3 Shtator 2021, 15:13 Nga DOSJA
Njihuni me Amalin e vogël që kërkon nënën, kukulla

MBRETËRI E BASHKUAR – E vogla Amal ka një udhëtim të gjatë përpara saj. Ajo do të udhëtojë 8,000 kilometra  nga kufiri turko-sirian drejt Manchesterit në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo po kërkon nënën e saj, e cila u nis të gjente ushqim dhe nuk u kthye më.

Amal, megjithatë, nuk është një vajzë e zakonshme. Ajo është një kukull 3.5 metra e gjatë dhe vjen si personazhi qendror i një projekti teatror të quajtur “Ecja”, i cili fillon në 27 korrik 2021, në Gaziantep, Turqi, pranë kufirit sirian. Gjatë dy muajve të ardhshëm, Amal, arabisht për “shpresë”, do të udhëtojë nëpër tetë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë.

Përmes këtij projekti, kompania teatrore Britanike “Good Chance” kërkon të tërheqë vëmendjen tek të gjithë fëmijët që janë bërë refugjatë e janë ndarë nga familjet e tyre, gjendja e të cilëve është lënë në hije nga pandemia e Covid.

Udhëtimi ambicioz i Amalit të vogël kërkon të japë  një mesazh urgjent: “Mos na harroni”.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kukulla gjigande amal kukulla gjigande amal

Sondazh

Poll