Sherri i bujshëm i vitit 2012! Ardian Xhaferi pranon autorësinë e krimit pas nëntë vitesh: Doja ta vrisja Dudën, prandaj e
3 Shtator 2021, 14:55Nga DOSJA
KOSOVË– Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’ ka pranuar fajësinë para trupit gjykues, së në vitin 2012 kishte qëlluar për të vrarë këngëtarin Burim Osmani, i njohur për publikun si Duda. Më datë 7 shtator, pritet që Xhaferi të shpallet fajtor për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, pasi nëntë vite pas ngjarjes së ndodhur ka pranuar fajësinë.
Mediat e Kosovësshkruajnë se pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Agron Uka, i pandehuri ka pranuar fajësinë dhe është deklaruar që e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria.
Avokati i të akuzuarit, Ilmi Qerimi ka thënë se duke qenë se është pranuar fajësia para trupit gjykues, duhet të merren parasysh rrethanat që të ketë lehtësim të të burgosurit.
Sipas prokurorisë së Gjilanit, më datë 15 qershor qershor të vitit 2012, në lagjen “Dardania I” rruga e IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta Burim Osmanin. Me armë, Xhaferi ka qëlluar në drejtim të Osmanit, por plumbi nuk e ka prekur shënjestrën. Xhaferi ka një të kaluar me të paktën 20 dënimë për vepra të ndryshme panel që ka kryer.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË – Policia e Kosovës, e veshur me uniformë por edhe civil, është duke bërë kontrolle në shtëpitë e qytetarëve të Mitrovicës së jugut, të cilët janë t...
ITALI- Një zjarr i madh shpërtheu këtë mëngjes në qendër të Torinos, në mes të Lagranzhit dhe Piazza Carlo Felice.Sipas mediave italiane, flakët nisën në papafi...
INDI- Fansat mezi presin që sezoni i ri i ‘La Casa del Papel’ të fillojë, aq sa një kompani në Rajasthan në Indi lejoi punonjësit e saj ta merrnin pushim 3 shta...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin kaloi Ditën e Dijes, 1 Shtatorin, në qytetin lindor të Vladivostokit. Atje, presidenti rus u takua me disa nga nxënësit e shkoll...
Selia Europiane e Facebook, Irlanda, ka gjobitur WhatsApp me 225 milion euro për shkeljen e ligjeve të Bashkimit Europian mbi privatësinë e të dhënave personale...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 humbje jete dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVI...
BRUKSEL– AstraZeneca dhe Komisioni Evropian kanë arritur një marrëveshje për shpërndarjen e 200 milionë dozave të vaksinës në pritje nga prodhuesi i ila&c...