Bota

Të izoluar për shkak të Covid-19, Policia e Kosovës u shkon shtëpi më shtëpi të infektuarve

3 Shtator 2021, 14:30 Nga DOSJA
Të izoluar për shkak të Covid-19, Policia e Kosovës u shkon

KOSOVË – Policia e Kosovës, e veshur me uniformë por edhe civil, është duke bërë kontrolle në shtëpitë e qytetarëve të Mitrovicës së jugut, të cilët janë te prekur me Covid 19 dhe janë vetëizoluar.

Kjo është një masë e ndërmarrë për të verifikuar nëse rregullat dhe afati i vetëizolimit  përcaktuar nga institucionet përgjegjëse është duke u zbatuar.

Këtë njoftim e ka ndarë vetë policia e Kosovës në rrjetin social Facebook teksa kanë ndarë disa foto nga kontrollet e bëra.

“Nisur nga fakti se ditëve të fundit është rritur numri i masave për persona në vetëizolim, kjo gjendje ka reflektuar që qasja policore të intensifikohet, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetizolim”, thuhet në njoftim.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves kontroll per veteizolim policia e kosoves kontroll per veteizolim

Sondazh

Poll