Bota

Shefit të Zyrës Serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, ministria e jashtme: Në vizitat e fundit ka përdorur gjuhë provokuese d

3 Shtator 2021, 14:13 Nga DOSJA
Shefit të Zyrës Serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, ministria

KOSOVË– Shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç nuk i është lejuar vizita dy ditore (3-4 shtator) në Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë kanë thënë se arsye për këtë ndalesë është se ai në tri vizitat e tij të fundit në vendin tonë ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse.

Z. Petkoviç, në rolin e tij si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ashtu edhe si kryenegociator i palës serbe, ka ofruar në vazhdimësi garancione që vizitat e tij në Kosovë do t’i organizojë duke shmangur në tërësi provokimet dhe deklarimet eventuale nxitëse. Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit “universitetet” në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Vizita me 3-4 shtator i është ndaluar vetëm Petkoviçit, ndërsa pjesës tjetër të delegacionit i është miratuar hyrja.

Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, potencohet në përgjigjen e MJPD-së.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosoves serbi petar petkoviç dialogu kosoves serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll