Bota

Nxënësi korrigjon Putinin për gabimin në histori, presidenti e kalon me të qeshura. Drejtori i shkollës “bëhet keq”

3 Shtator 2021, 13:23 Nga DOSJA
Nxënësi korrigjon Putinin për gabimin në histori, presidenti

RUSI- Presidenti Vladimir Putin kaloi Ditën e Dijes, 1 Shtatorin, në qytetin lindor të Vladivostokit. Atje, presidenti rus u takua me disa nga nxënësit e shkollave më të mirë të vendit duke biseduar me ta për historinë.

Por gjatë bisedës me ta, ai bëri një gabim të vogël. Ndërsa iu përgjigj një pyetjeje nga Nikanor Tolstykh, një nxënëse nga Vorkuta, Putini i ngatërroi luftërat. Presidenti rus tha se Pjetri i Madh (Pjetri I) luftoi kundër Suedisë në “Luftën Shtatëvjeçare”.

“A e shkaktoi Pjetri i Parë Luftën 7-vjeçare? Pse ai luftoi suedezët për shtatë vjet? Mund ta imagjinoni se ku është Suedia dhe ku është Poltava?,”-tha Putin.

Pasi Putini mbaroi së foluri, Nikanor Tolstykh e korrigjoi presidentin duke i kujtuar se Rusia luftoi Suedinë në Luftën e Madhe Veriore, një konflikt që zgjati 21 vjet (nga 1700-1721). Putin pranoi gabimin  dhe falënderoi Tolstykh për “korrigjimin e vogël”.

Megjithëse Putini dukej i pashqetësuar nga ndodhia, drejtori i shkollës së Tolstykhit nuk ishte aspak i kënaqur. Në një intervistë me faqen e lajmeve Podyom, ai e cilësoi nxënësin si një arrogant, duke shtuar se i mungonte “modestia”.

Marrë nga meduza.io

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gabimi i vladimir putinit vladimir putin gabimi i vladimir putinit vladimir putin

Sondazh

Poll