Bota

Sërish bilanc tragjik në Kosovë, 26 humbje jete dhe 1448 raste me Covid-19

3 Shtator 2021, 13:07 Nga DOSJA
Sërish bilanc tragjik në Kosovë, 26 humbje jete dhe 1448 raste me

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 humbje jete dhe 1 mijë e 448 raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 12 mijë mostrave, ndërkohë, janë shëruar 1 mijë e 421

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892”,- ka njoftuar MSH-ja.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll