Sport

VIDEO/ Gabime në mbrojtje dhe Shqipëri nervoze! Lewandowski dhe Polonia argëtohet në Varshavë

2 Shtator 2021, 20:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Gabime në mbrojtje dhe Shqipëri nervoze! Lewandowski dhe

POLONI-Shqipëria dështon të marrë pikë në Varshavë. Në raundin e katërt të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022, kuqezinjtë munden 4-1 ndaj Polonisë, përballje kjo e vlefshme për Grupin I.Në transfertën e Polonisë duheshin vetëm 12 minuta për të rrëzuar pritshmëritë, të paktën fillimisht. Shënon ai, Robert Lewandowski, njeriu që i trembeshim më shumë, qendërsulmuesi i Bayern Munich çoi topin në shtyllën e dytë.

Në minutën e 25′ Sokol Cikalleshi iu përgjigj Leëandoëskit, sulmuesi merr një asist inteligjent të Gjasulës, i hap rrugën topit dhe në rrëshqitje mposht Sczezny në shtyllën e dytë. Në momentin që pritej të mbyllej pjesa e parë, Shqipëria i fal golin e dytë Polonisë. Një gabim në mbrojtje bëri që Buksa me kokë të shënonte golin e avantazhit, me Berishën që nuk mundi dot të bënte asgjë.

Në pjesën e dytë, çdo gjë u komplikua për Shqipërinë kur në minutën e 54′ Krychoëiak shënoi golin e tretë.Një gabim i Kumbullës që kishte zotërimin e topit për një moment dhe lejoi sulmuesin e Bayern Munich të kalonte dhe Berishën e të jepte një asist që mesfushori i Krasnodar nuk mund ta gabonte. Në minutën e 89′ Polonia do të shënonte golin e katërt me Linnety-n. Më datë 5 shtator, Shqipëria do të presë Hungarinë në Elbasan.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport polonia shqiperia polonia shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2021, 17:14

Mbappe largohet nga grumbullimi i Francës

FRANCE – Kylian Mbappe u la i lirë pas ndeshjes me Bosnje-Hercegovinës, pasi u godit në kavilje, sipas informacioneve të “L’Équipe”.Lojtari iu nënsh...