Politike

Rama: Kam mosdakortësi me kryeministrin e Kosovës, jo me Albinin…absurde që nuk ulet në tavolinën e Ballkanit të Hapur

2 Shtator 2021, 21:09 Nga DOSJA
Rama: Kam mosdakortësi me kryeministrin e Kosovës, jo me

TIRANË- Kryministri Edi Rama është shprehur se mosdakordësinë e ka me Kryeministrin e Kosovës dhe jo me Albin Kurtin, me të cilin tha se takohet normalisht. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë strategjike dhe në interes si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë.

Rama e ka quajtur absurde mos uljen e Kosovës në tryezën e bisedimeve për Ballknin e Hapur, duke shtuar se kjo nismë nuk diskutohet dhe as nuk negociohet.

“Me Albinin takohem normalisht. Kemi një mosdakortësi konceptuale për sa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i hapur është interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ballkani i Hapur është zbatimi i katër lirive: njerëzve, kapitaleve, shërbimeve dhe mallrave. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin është që presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që quhet ‘Ballkani i Hapur’. Procesi i Berlinit është një proces që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë të na mbledhin dhe të presim. ‘Ballkani i Hapur’ po mbështetet nga të gjithë. Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kemi çuar një propozim në Francë dhe aty kemi ngecuar sepse Vuçiç nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve. Ai nuk e pranonte sepse do të zhdukte kufirin mes Kosovës. Gjëja më absurd në këtë proces është se sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Ballkani i Hapur nuk negociohet. Rrespektoj të drejtën e qeverisë së Kosovës, por nuk jam dakort”, tha Rama.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti aleksander vucic ballkani i hapur edi rama albin kurti aleksander vucic ballkani i hapur edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 20:53

TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...

Politike 2 Shtator 2021, 20:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën Ballkani i Hapur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në nismën e ndërmarrë bëhet fjal...