Politike

2 Shtator 2021, 20:43 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën Ballkani i Hapur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në nismën e ndërmarrë bëhet fjalë për rritjen e ekonomisë në vend, si dhe për lëvizjen e lirë të mallrave.

Për mos futjen e Kosovës në Ballkanin e Hapur, Rama u shpreh se Kosova nuk e ndalon dot hyrjen e mallit serb në vend, por vetëm sa e vonon.

Pjesë nga intervista:        

Edi Rama: Këtu bëhet fjalë që sipërmarrja në rajon të lëvizin lirisht, të mos rrinë të presin me ditë shalqinjtë dhe në fund përfundojnë si pjepra të lodhur. Ku hyjnë këtu këto teori konspirative….

Mentor Kikia: Ka biznese që e kanë mirëpritur këtë nismë në Maqedoninë e Veriut.

Edi Rama: Po nuk ka këtu…

Mentor Kikia: Zoti Rama, në ndihmë të Maqedonisë së Veriut erdhën nga Austria për zjarret dhe jo nga Serbia. A është kjo një dështim i një nisme? Çfarë do tu thoni qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ju shohin juve si nismëtar dhe thonë që t’i bindni…

Edi Rama: Ore njerëz, o njerëz, a është më mirë që ai kamioni të rri të presë në kufi apo të niset e të arrijë në destinacion? Tani më thoni mes ketyre të dyja, a je shqiptar, eskimez apo serb, çfarë mund të kesh kundër?

Mentor Kikia: Ekonomia shqiptare është më pak konkuruese në rajon. Ka kosto më të lartë dhe cilësi më të ulët

Edi Rama: Kush i thotë këto?

Mentor Kikia: Po kështu është, krahason prodhimet shqiptare me ato serbe?

Edi Rama: Çfarë janë këto…mirë shiko, meqë Kosova nuk e do këtë gjë, a pengon futjen e prodhimit serb? Jo, thjesht e vonon….vonon shpërndarjen e brendshme. Sot Shqipëria në rajon është eksportuesja më e madhe e domates, e një sërë prodhimesh të tjera, është komplet ndryshe situata me eksportimet. Mos flisni më shumë seç duhet.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkni i hapur edi rama ballkni i hapur edi rama

Sondazh

Poll