Aktualitet

Në pritje prej orësh, qytetarët flasin të revoltuar nga Morina: Më vjen të kthehem fare

2 Shtator 2021, 19:02 Nga DOSJA
Në pritje prej orësh, qytetarët flasin të revoltuar nga

MORINË– Qytetarët janë në pritje në kufirin me Kosovën prej më shumë se tre orësh dhe janë mjaft të revoltuar. Ata shprehen për Report TV se ndoshta do të ishte më mirë që të ishte mbyllur fare kufiri se sa të krijohej kjo lloj situate që për ta është sfilitëse.

“Po presim nga 45 minuta që të futemi në Kosovë. Unë dua të kthehem krejt,”_ tregon njëri.

“Jemi që dy orë duke pritur. As qeveria nuk po punon, kjo nuk është normale, që dy orë na kanë lënë duke pritur. Që një orë, radha e gjatë.  Na kishin paralajmëruar!”- shton një tjetër.

“Kemi një orë që po presim, këtu, kemi qenë me pushime. Nuk është normale më mirë që ta mbyllin kufirin fare dhe e dimë që ikim e nuk vijmë më fare,”– vijon dikush më tej.

Radha në Morinë ka shkuar më shumë se dhjetë kilometra mbrëmjen e sotme dhe drejtuesit e mjeteve kanë nisur tu bien borive të revoltuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet morine radhe kilometrike ne morine morine radhe kilometrike ne morine

Sondazh

Poll