Aktualitet

Aksident në Elbasan, plagoset një person, automjeti largohet nga vendngjarja 

2 Shtator 2021, 18:24 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, plagoset një person, automjeti largohet nga

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku një automjet i paidentifikuar ka përplasur një person me iniciale B.M 80 vjeç. Pas përplasjes, automjeti është larguar nga vendngjarja duke e lënë të moshuarin në vend. I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksident ne elbasan

Sondazh

Poll