Aktualitet

Odisea e pallatit të dëmtuar nga tërmeti/ Bashkia miratoi shembjen, më pas e shfuqizoi…

2 Shtator 2021, 17:19 Nga DOSJA
Odisea e pallatit të dëmtuar nga tërmeti/ Bashkia miratoi

DURRËS- Rreth 45 familjeve që jetojnë në një pallat të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, iu desh të prisnin dy vjet për të mësuar fatin e godinës ku jetojnë. Një akt ekspertim i fundit nga Instituti i Ndërtimit ka vendosur që pallati të mos shembet, por të përforcohet. Ndërkohë, po ky institut kishte bërë dy akt ekspertime të mëhershme duke caktuar shkall të ndryshme dëmtimi.

Mesditën e së martës, 45 familjet e pallatit nr.18 (901), në rrugën “Kristo Sotiri”, në njësinë administrative nr.4 në Durrës morën frymë lirisht, pas disa muajve të vështirë që kaluan prej një vendimi të Institutit të Ndërtimit, që kërkonte shembjen e godinës. Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit vendosi që ky pallat të mos shembje. Mirëpo çfarë ka ndodhur me këtë pallat? Në datë 25 shkurt 2021, këshilli bashkiak miratoi vijimin e procedurave për prishjen e godinës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2021.

Vendimin e tij, Këshilli e bazoi në konkluzionet e akt ekspertizës së thelluar të hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë të datës 19 tetor 2020, ku konkluzioni i vlerësimit të këtij objekti ishte “Demolim”. Por shembjen e pallatit e rrrëzoi sërish i njëjti institucion, që në një shkresë të dërguar më 7 korrik nënvizonte se pallati nuk duhej prishur, pasi Instituti kishte bërë një gabim njerëzor.

Më herët, banorët e këtij pallati kanë marrë dëmshpërblim në vlerën e 2.5 milion lekëve për të kryer ndërhyrje në apartamentet e tyre për rikonstruksion. Megjithatë, pamjet tregojnë se pallati ka ende nevojë për ndërhyrje, e konstatuar kjo dhe nga akt espertiza e tretë e institutit të ndërtimit, që kërkon përforcim të strukturës aktuale të pallatit.

Marrë nga Syri.net

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet termeti i 26 nentorit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll