Aktualitet

4 viktima dhe 853 raste me Covid-19 në Shqipëri! Del bilanci i koronavirusit për 24 orët e fundit, 103 pacientë janë të s

2 Shtator 2021, 16:19 Nga DOSJA
4 viktima dhe 853 raste me Covid-19 në Shqipëri! Del bilanci i

SHQIPËRIA– 2 mijë e 505 viktima, 10 mijë e 915 raste aktive dhe 134 mijë e 802 të shëruar. Në bilancin e 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima. Një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 853 qytetarë, në këto bashki: 231 raste në Tiranë, 99 raste në Shkodër, 55 raste në Lezhë, 47 raste në Durrës, 36 raste në Kavajë, 29 raste në Sarandë, Berat, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Vlorë, 25 raste në Vau i Dejës, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Krujë, Pogradec, 16 raste në Kukës, 12 raste Malësi e Madhe, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Divjak, 7 raste në Shijak, Fier, Korçë, Kuçovë, Peqin, 6 raste në Cërrik, Librazhd, 5 raste në Pukë, Vorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dimal, Gramsh, 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Tepelenë, Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Delvinë, Konispol, Poliçan, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Rroskovec, Patos, Himarë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (02 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 853
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 103
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,637

Testime totale 1,059,241
Raste pozitive 148,222
Raste të shëruara 134,802
Raste Aktive 10,915
Humbje jete 2,505

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4007
Shkodër 1906
Vlorë 883
Durrës 848
Fier 750
Lezhë 648
Elbasan 569
Berat 417
Gjirokastër 3276
Korçë 249
Kukës 196
Dibër 164

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kornavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi kornavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll