Aktualitet

10 kilometra radhë në Morinë, drejtuesit e makinave u bien borive në shenjë proteste

2 Shtator 2021, 18:01 Nga DOSJA
10 kilometra radhë në Morinë, drejtuesit e makinave u bien borive

MORINË- Videoja e mëposhtme tregon më së miri situatën në pikën doganore të Morinës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në Morinë është krijuar një radhë kilometrike prej 10 kilometrash.

Në video shihen makinat që janë rreshtuar të gjitha dhe po presin që të lirohet radha në mënyrë që të gjejnë një mundësi për të kaluar, ndërkohë që pritja e shumtë ka bërë që drejtuesit të nervozohen dhe të nisin tu bien borive pa pushim.

Shkaku për radhën në anën e Kosovës është zbatimi i rregullave anti-Covid për hyrjen në Kosovë. Për hyrjen në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit, një test PCR ose një dokument që keni kaluar Covid.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe kilometrike ne morine radhe kilometrike ne morine

Sondazh

Poll