Aktualitet

Zbatimi i masave anti-Covid nga ana e Kosovës, radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës, qytetarët revoltohen: Më

2 Shtator 2021, 16:10 Nga DOSJA
Zbatimi i masave anti-Covid nga ana e Kosovës, radhë kilometrike

MORINË- Radhët e shumta kilometrike në pikën kufitare të Morinës në Kosovë vazhdojnë edhe sot. Burime bëjnë me dije në aksin për të shkuar në Kosovë, makinat janë vendosur në një radhe prej 10 kilometrash. Qytetarët në formë proteste për radhën kilometrike të mjeteve në pikën kufitare kanë zgjedhur që t’i bien borive pa pushim.

Ndërkohë që disa qytetarë të tjerë janë shprehur se po bëjnë dy orë që po presin në radhë dhe se më mirë do të ishte nëse do të mbyllej fare kufiri se sa të qendronte i hapur në këtë mënyrë. Ata janë shprehur se e kanë më mirë që të kthehen mbrapsht se sa të qendrojnë dhe të presin me orë në kufi.

Shkaku për radhën në anën e Kosovës është zbatimi i rregullave anti-Covid për hyrjen në Kosovë. Për hyrjen në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit, një test PCR ose një dokument që keni kaluar Covid.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe kilometrike ne morine radhe kilometrike ne morine

Sondazh

Poll