Bota

E infektuar me Covid-19, Ministrja Donika Gërvalla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, stafi mbyll telefonat

2 Shtator 2021, 16:48 Nga DOSJA
E infektuar me Covid-19, Ministrja Donika Gërvalla ndodhet në gjendje

KOSOVË– Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është infektuar me Covid-19 dhe gjendja e saj shëndetësore nuk paraqitet e mirë. Sipas portalit Metro mëson brenda burimeve të veta në MPJ se Gërvalla-Schwarz është infektuar me koronavirus dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mund të them se arsyeja pse nuk ka shfaqje publike tash e sa kohë është gjendja e rëndë me virus”, thotë ky burim për Metron.

Një burim tjetër i afërt me familjen e konfirmon lajmin por zbulon se Ministrja ka rezultuar pozitive ne Gjermani ku edhe është duke u trajtuar në shtetin gjerman dhe po qëndron e izoluar në një hotel.

Nga Express është kontaktuar zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka kohë që nuk është shfaqur në publik apo për konferenca.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla-schwarz e infektuar me covid donika gërvalla-schwarz e infektuar me covid

Sondazh

Poll

Bota 2 Shtator 2021, 16:28

AFGANISTAN– Pas një evakuimi vdekjeprurës të trupave amerikane nga Afganistani, shumë vëmendje i është kushtuar asaj që u la pas në duart e talebanëve. Kj...

Bota 2 Shtator 2021, 15:59

SPANJË– Një stuhi e fuqishme ka pushtuar disa rajone në Spanjë duke shkaktuar përmbytje të mëdha duke lënë disa zona pa energji elektrike.Sipas shërb...