Mali i Zi i vendos fusnotë Kosovës, sqaron arsyen: Është në përputhje me rregullat për përfaqësimin e Kosovës në nism
MALI I ZI- Ftesa për pjesëmarrjen në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në mesin e tetorit në Malin e Zi, i dërgua ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), dhe u përdor terminologjia e pranuar nga pjesëmarrësit.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale të Malit të Zi.
Më herët të enjten, Radio AntenaM nga Mali i Zi publikoi një faks-mail që tregonte se si ministrja e Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi, Tamara Sërzentiç, ftonte ministren Rizvanolli që të merrte pjesë në Samitin Digjital, por në ftesë, emri i Kosovës ishte shënuar së bashku me fusnotë.
“I gjithë organizimi është në përputhje me rregullat për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale. Kështu që ftesa e dërguar ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli nuk ka shkelur protokollin diplomatik dhe praktikat më të mira multilaterale”, tha Ministria e Administratës Publike dhe Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi.
Nga kjo ministri thanë se Mali i Zi dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie kuptimplote dhe cilësore, bazuar në parimet e besimit reciprok, fqinjësisë së mirë dhe kanë një perspektivë të përbashkët evropiane dhe euroatlantike.
“Ne jemi të bindur se në periudhën e ardhshme, ato (raportet Mali i Zi-Kosovë) do të përmirësohen edhe më tej në bazë të besimit dhe respektit reciprok”, thanë nga kjo ministri.
Nga Ministria e Ekonomisë së Kosovës nuk kanë komentuar deri më tani lidhur me këtë ftesë
Qeveria paraprake e Malit të Zi që udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç, njohu pavarësinë e Kosovës më 2008. Në të gjitha dokumentet e mëparshme të Qeverisë së Malit të Zi, Kosova trajtohej në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë, duke mos e përdorur fusnotën.
Më herët, edhe në një njoftim të qeverisë aktuale – që u zgjodh në dhjetorin e vitit të kaluar – që kishte të bënte me masat kundër pandemisë, emri i shtetit të Kosovës u shënua me fusnotë. Më pas qeveria tha se në këtë njoftim kishte pasur gabim teknik.
Po ashtu, në një manifestim të planifikuar, që më pas u anulua, me rastin e njëvjetorit të fitores në zgjedhjet në Mal të Zi, Qeveria e Malit të Zi, në vend të ambasadorit aktual, Ylber Hysa, e kishte ftuar ish-ambasadorin Sërxhan Sentiç.
Në përgjigje të ftesës, ambasada e Kosovës e kishte falënderuar kryeministrin e Malit të Zi, por e kishte njoftuar se Sentiq nuk ishte ambasador për më shumë se katër vjet dhe ofruan që t’u jepnin informacionet e tij nëse Qeveria e Malit të Zi dëshironte që ta ftonte atë në këtë manifestim.
Qeveria e Malit të Zi u zgjodh dhjetorin e vitit 2020. Shumica parlamentare përbëhet nga tri parti të koalicionit, ku partia më e madhe është Fronti Demokratik. Kjo parti ka bërë thirrje për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, më 2012 në Bruksel është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ku kur përdoret emri i Kosovës vendoset edhe një fusnotë. Kjo fusnotë përdoret kryesisht nga shtetet që nuk e njohin Kosovën.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
E rëndë në Maqedoni, 4 anëtarët e një familje ndërrojnë jetë nga Covid-19, mjekja: Faktori gjenetik rol kryesor
MAQEDONIA E VERIUT- Katër anëtarë nga e njëjta familje në Tetovë, të cilët janë infektuar nga Covid-19 kanë ndërruar jetë.Edhe pse të tre kanë qenë në gjendje s...
Tërheqja e trupave amerikan pas 20 vitesh nga Afganistani, fantazia serbe për largimin e tyre dhe nga Kosova
Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë vende u detyuran në aksione...
Refugjatët afganë në Stamboll, përpjekje për të shkuar në vende të tjera
TURQI– Në mesin e afganëve që mbërrijnë në Turqi pas ikjes nga talebanët janë edhe ata që luftuan përkrah forcave të NATO -s. Ata tani po kërkojnë ndihmë ...
Dhënia e dozës së tretë e vaksinës anti-Covid, EMA: Nuk është e nevojshme, vetëm ata që kanë imunitet të dobët
BRUKSEL– Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shpallur dozën e tretë të vaksinës të panevojshme për njerëzit që kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës.Në ...
Talebanët pritet të shpallin qeverinë e re, Haibatullah Akhundzada do të jetë në krye të pushtetit
AFGANISTAN– Talebanët pritet të shpallin një qeveri të re në Afganistan brenda disa orësh, pasi kaosi dhe konfuzioni u thelluan dhe vendi doli në prag të ...
Çifti bolivian realizon martesën e veçantë, i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit në 6,500 metra lartësi
BOLIVI– Johnny Pacheco dhe Heidi Paco i thanë ‘PO’ një ri-tjetrit në Ilyimani, malin më të lartë në Bolivinë Perëndimore.Të porsamartua...
14 të vdekur dhe dhjetëra të humbur në në New York, New Jersey dhe Pensilvani pas përmbytjeve ‘historike’ të shkaktua
SHBA– Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërimin e parë të urgjencës për përmbytjet në New York City, pasi mbetjet e Uraganit Ida sollën shi të f...
Nëna afrikane sjell në jetë një vajzë që duket më e vjetër se ajo, vuan nga Sindroma ‘Hutchinson-Gilford’
AFRIKA E JUGUT– Një nënë e re është bërë virale pasi lindi një vajzë e cila “duket më e vjetër se ajo” pasi fëmija lindi me një gjendje jashtë...