Sport

Ish-trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, ulet në krye të pankinës zvicerane

2 Shtator 2021, 17:53 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, ulet në krye të

ZVICER – Ish-trajneri i verilindorëve të Kukësit në sezonin 2014-2015, strugiani Artim Shaqiri, ka marrë përsipër të drejtojë ekipin zviceran FC Schaffhausen. Lajmin e ka bërë të ditur klubi helvet, i cili garon në Challenge League (kategoria e dytë) zvicerane, që këtë sezon ka regjistruar një fitore, tri humbje dhe një barazim.

Më herët, në krye të pankinës së kësaj skuadre ka qenë Murat Yakini, i cili ka zëvendësuar Vladimir Petković, pas largimit të tij si trajner i kombëtares së Zvicrës. Artim Shaqiri në karrierën e tij të trajningut, përveç skuadrës së Kukësit, ka punuar edhe te Shkëndija e Tetovës dhe Flamurtari i Prishtinës.

Në skuadër zvicerane të FC Schaffhausen luajnë mjaft futbollistë me origjinë shqiptare, si Bujar Lika, Amir Saipi, Leonit Sahitaj, Drilon Kastrati, Uran Bislimi, Jetmir Krasniqi, Mërgim Bajrami dhe Valon Hamdiu.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport challenge league fc schaffhausen murat yakini strugiani artim shaqiri vladimir petkoviç challenge league fc schaffhausen murat yakini strugiani artim shaqiri vladimir petkoviç

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2021, 17:14

Mbappe largohet nga grumbullimi i Francës

FRANCE – Kylian Mbappe u la i lirë pas ndeshjes me Bosnje-Hercegovinës, pasi u godit në kavilje, sipas informacioneve të “L’Équipe”.Lojtari iu nënsh...

Sport 2 Shtator 2021, 16:44

VIDEO / Kosova kalon në avantazh ndaj Gjeorgjisë

GJEORGJI – Që në minutën e 18-të përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të kalojë në avantazh në ndeshjen e raundit të katërt të fazes të ndeshjeve në grupe t...

Sport 2 Shtator 2021, 16:12

AZERBAJXHAN-Ishte 30 korriku i vitit 2020 kur Gianni De Biasi prezantohej si trajneri më i ri i Azerbajxhanit. Italiani është një trajner që i ka përzemër sfida...