Sport

Mbappe largohet nga grumbullimi i Francës

2 Shtator 2021, 17:14 Nga DOSJA
Mbappe largohet nga grumbullimi i Francës

FRANCE – Kylian Mbappe u la i lirë pas ndeshjes me Bosnje-Hercegovinës, pasi u godit në kavilje, sipas informacioneve të “L’Équipe”.

Lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve këtë mëngjes, të cilat nuk kishin zbuluar ndonjë dëmtim, megjithatë stafi mjekësor i skuadrës franceze nuk do të marrë asnjë rrezik dhe do ta vendosë lojtarin në dispozicion të PSG-së.

Kështu, Mbappé do të humbasë dy ndeshjet e fundit kundër Ukrainës (të shtunën) dhe Finlandës (të martën).

Këtë të mërkurë, në fund të një ndeshje të vështirë, skuadra e Francës arriti vetëm një barazim 1-1 kundër Bosnjës. Pas katër ndeshjeve të luajtura në këto kualifikuese për Kupën e Botës 2022, “blutë” zënë vendin e parë në grupin D me 8 pikë.

Kylian Mbappé ishte shumë aktiv në fillim të ndeshjes, duke u përpjekur vazhdimisht të provokonte Susic me driblimin dhe shpejtësinë e tij. Por në fund bilanci ishte thjesht një goditje shtylle.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Shtator 2021, 16:44

VIDEO / Kosova kalon në avantazh ndaj Gjeorgjisë

GJEORGJI – Që në minutën e 18-të përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të kalojë në avantazh në ndeshjen e raundit të katërt të fazes të ndeshjeve në grupe t...

Sport 2 Shtator 2021, 16:12

AZERBAJXHAN-Ishte 30 korriku i vitit 2020 kur Gianni De Biasi prezantohej si trajneri më i ri i Azerbajxhanit. Italiani është një trajner që i ka përzemër sfida...