Politike

“Mbiemrin e kanë të njëjtë, por për fat të mirë nuk ngjajnë”/ Kush është 20-vjeçarja që ka mahnitur Ramën dhe e

2 Shtator 2021, 11:09 Nga DOSJA
“Mbiemrin e kanë të njëjtë, por për fat të

TIRANË – Ndërkohë që ndau pozicionet gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ia ka besuar pozicionin e Sekretares së Rinisë studentes 20-vjeçare Bojkena Basha. Rama ka përfituar nga situata për të ironizuar Lulzim Bashën duke qenë se ndajnë të njëjtin mbiemër me vajzën. Kryeministri është shprehur se Bojkena flet shumë më bukur nga Basha, zgjohet shumë më herët se ai dhe ndryshe nga kryeopozitari e mendon atë që thotë.


”Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha,  vullnetare 20 vjeçe që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është studente dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukur se Basha, zgjohet shumë më herët se ai, dhe ndryshe nga ai  thotë atë që mendon dhe e mendon atë që thotë”, ka folur Rama.

Rama ka hedhur poshtë dhe ndonjë lidhje të mundshme mes saj dhe Linda Bashës, gruas së kryeministrit. “Nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën. Jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.”- tha Rama. Studentja 20-vjeçare është emri më i ri i kabinetit të Ramës dhe pesha e postit i shtohet peshës së studimeve që Bojkena është duke ndjekur. Por Bojkena nuk është një emër i panjohur. E reja u bë pjesë e Partisë Socialiste në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ajo ishte krah kryeministrit në prezantimit e ekipit të ri në Opinion, ku nuk kaloi pa bërë edhe një gafë. Por mesa duket, besimi mes të dyve është rifituar dhe Bojkena është caktuar Sekretare e Rinisë në PS.

(m.k;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bojkena basha kabineti rama 3 bojkena basha kabineti rama 3

Sondazh

Poll