Politike

Pas kritikave Rama i hapi derën? Ditmir Bushati: Përmirësimi i debatit politik duhet të vazhdojë nga PS

2 Shtator 2021, 11:24 Nga DOSJA
Pas kritikave Rama i hapi derën? Ditmir Bushati: Përmirësimi i

TIRANË– Ditmir Bushati është një emrat surprizë dhe të rikthyer në funksione drejtuese në Partinë Socialiste. Rama e propozoi atë për anëtar kryesie, edhe pse ai ka rënë në sy si një nga zërat më kritikë ndaj tij. Duke folur për mediat pas propozimit të kryesocialistit, Bushati deklaroi se do të vazhdojë të japë kontributin e tij për PS, duke theksuar se ajo që vetë kryeministri Edi Rama citoi, përmirësimi i debatit politik duhet të vazhdojë nga PS.


“Ju falenderoj për interesin që keni për asamblenë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste. Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar debatin politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik duhet të vazhdojë nga Partia Socialiste,”- tha Bushati.

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 ditmir bushati edi rama kabineti rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 ditmir bushati edi rama kabineti rama 3

Sondazh

Poll