Politike

“S’bie tërmet në Elbasan”/ Damian Gjiknuri i përplas Taulant Ballës rezultatin e Vlorës: Historik, s’ka si shifrat

2 Shtator 2021, 11:19 Nga DOSJA
“S’bie tërmet në Elbasan”/ Damian Gjiknuri i

TIRANË- Damian Gjiknuri është kujdesur të jetë sa më i ftohtë në deklaratën e tij pasi i zuri vendin Taulant Ballës edhe në strukturimin e Partisë Socialiste edhe në drejtimin e qarkut të Elbasanit. I pyetur nga gazetarët sesi ndihet pas detyrave të reja që iu besuan, Gjiknuri solli në vëmendje rezultatin që Partia Socialiste mori në qarkun e Vlorës. Më herët, Balla tha me ironi se “nuk bie tërmet në Elbasan“, duke i kujtuar Gjiknurit përgjimet e famshme të Bild, ku ish-ministri u kap duke biseduar me Imer Lalën dhe i thoshte “tërmet e bëmë tërmet”, referuar rezultatit të zgjedhjeve në Dibër. 


FJALA E GJIKNURIT: Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur. PS është konfirmuar si forcë fituese dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Kam patur lidhjet e mia me qarkun e Vlorës dhe rezultati im është i shkëlqyer, historik dhe më i thellë dhe i arritur ndonjëherë në ndonjë qark në Shqipëri dhe bazuar në këtë eksperiencë do të bëj më të mirë.

A duhet të ishit kthyer ministër? S’ka rëndësi, edhe menaxhimi është sfidë që e mirëpres. Jam njeri i investuar gjatë në këtë parti. S’ka shqetësim për mua. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 damian gjiknuri taulant balla asambleja e ps 2 shtator 2021 damian gjiknuri taulant balla

Sondazh

Poll