Politike

KUNJA/ Taulant Balla shigjeton Damian Gjiknurin: S’bie tërmet në Elbasan!

2 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA
KUNJA/ Taulant Balla shigjeton Damian Gjiknurin: S’bie tërmet në

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka pritur me sportivitet mënjanimin që iu bë sot në mbledhjen e Asamblesë së PS. Ballës iu hoq posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, ndërsa kryesocialisti Edi Rama e largoi edhe nga drejtimi politik i qarkut të Elbasanit ku është deputet për më shumë se dy dekada për ta caktuar si drejtues në qarkun e Fierit. Por si e pret Taulant Balla? Lëvizja duket se nuk e ka surprizuar. Para gazetarëve, në përmbyllje të punimeve të Asamblesë, Balla shigjetoi indirekt edhe pasardhësin e tij Damian Gjiknuri. Duke ripërdorur batutën e Gjiknurit në përgjimet e famshme të Bild se “do e bëjmë tërmet tërmet”, referuar rezultatit të PS në Dibër, Balla tha se është i sigurtë se “nuk bie tërmet në Elbasan”.


PJESË NGA FJALA E GJIKNURIT: 

Të jesh kryetar i grupit parlamentar, dhe të drejtosh qarkun e dytë më të madh në vend është një pozicion i rëndësishëm politik. Unë falenderoj ata afro 90 mijë votues që si asnjëherë më parë, në mënyrë historike, kemi rritjen më të madhe, dua t’i falenderoj një për një. Falenderoj edhe ata që s’na votuan. Falenderoj edhe anëtarësinë e PS, falenderoj patronazhistët që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi ditur në ngremë një strukturë, një makineri efikase që bëri të mundur një fitore. Unë nuk e fsheh, duke qenë se ju e dini që kam patur prirjen të shoh edhe organizimet e partive të tjera në Europë. PS është shumë e mirëorganizuar.

Kryetari i shumicës parlamentare në një parlament që do të ketë përgjegjësi të mëdha, është përgjegjësia e dytë do të thoja unë. Unë do vazhdoj të jem në krye të grupit të PS. Janë një grup deputetësh shumë të mirë, që duhet të vazhdojnë të luajnë një rol shumë aktiv. Nuk shoh asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj. Unë kam kandiduar gjitmonë në të njëjtën zonë sepse kam një lidhje shumë të fortë. Çdo qytetar duhet ta dijë për kë ka votuar. Do vazhdoj ta bëj në mënyrën më të mirë, që të jem zëri i qytetarëve.

Ju thashë që unë jam deputet i qarkut të Elbasanit, dhe do të jem drejtues politik i qarkut të Fierit. Aty duhet një punë shumë e rëndësishme për të ruajtur performancën, dhe ju lutem mos ngatërroni detyrat që burojnë nga fakti i të qenit deputet dhe drejtues qarku. Një politikan i mirë, di t’u bëjë të dyja. Në këtë këndvështrim unë e thashë, të jesh drejtues politik i qarkut Fier, secili do ta ketë si një hap të vetin në përfaqësimin e PS. Dua t’ju them se unë do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme. PS ka rezultatin më të mirë në Elbasan dhe unë do të jem në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar që investimet të jenë në vëmendjen e parë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Unë do të jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bie tërmet në Elbasan.

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kabineti rama 3 taulant balla kabineti rama 3 taulant balla

Sondazh

Poll