Politike

Përgjimet e BILD, paralajmërimi i fortë i Nokës: Pushteti po jep shpirt, 8 qershori hyn në histori

5 Qershor 2019, 13:03 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD, paralajmërimi i fortë i Nokës: Pushteti po

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në dalje nga gjykata ku u dhanë masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar, ku dy prej tyre u lanë në burg, 3 në ‘Arrest shtëpie” dhe 37 të tjerë me “Detyrim paraqitje”.

Ai e quajti këtë një gjyq politik, ndërsa u ndal edhe tek përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

Noka paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se pushteti i tij po jep shpirt, ndërsa shtoi se data 8 qershor do të hyjë në histori.

“Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushtet. E gjitha inskenim me urdhër politik, janë 26 qytetar që më 16 shkurt që janë të burgosur, vetëm se kanë protestuar, ndërkohë dalin skandale ku janë të përfshirë kryebashkiakë e deputet e kryeministri, fashikuj që prokuroria nuk mund ti zbërthejë por i zbërthejnë mediat e huaja.

Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt, mjeranë të gjithë ata shërbëtorë të bandës në pushtet, se shpresojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie revoltën qytetare.

Më datë 8 do jepet leksioni se nuk mbahet një bandë në pushtet, 8 qershori do jetë data që do shkruaj histori, do shpërthejë vullkani”, u shpreh Noka.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka përgjimet e bild protesta e 8 qershorit 2019 flamur noka përgjimet e bild protesta e 8 qershorit 2019

Sondazh

Poll