Politike

Zëvendëson Ruçin, Lindita Nikolla: Është emocion i veçantë, nuk kam si e fsheh

2 Shtator 2021, 09:40 Nga DOSJA
Zëvendëson Ruçin, Lindita Nikolla: Është emocion i

TIRANË– Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është shprehur e emocionuar pas emërimit në këtë post. Nikolla u shpreh para mediave se ka çfarë mëson nga Gramoz Ruçi dhe nga të tjerët e partisë.


Më shumë përgjegjshmëri për të mësuar më të mirën e mundshme në detyrën e arbitres së veprimtarisë së Parlamentit. Duke krijuar hapësirat e nevojshme së pari opozitës, patjetër, për te shprehur idetë dhe mendimet e saj. Duke respektuar gjithçka që ai tempull i demokracisë meriton nga rregullorja, etika dhe gjithë momentet e tjera. Sot ajo që unë mund të them, është fakti që jam e mbushur plot, mendje e zemër, me një përgjegjshmëri të shtuar për të përmbushur maksimalisht të gjiithë besimin dhe pritshmëritë që PS dhe kryetari PS z. Edi Rama pati në këtë përzgjedhje”, tha Nikolla.

Në fjalën e tij, kryeministri e quajti Nikollën një shembull të përkushtimit dhe ndershmërisë.

Lindita Nikolla e cila besoj se ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PS do të marrë stafetën e Gramozit në krye të Kuvendit të Shqipërisë si një grua me kontribut dhe përvojë të gjatë në familjen tonë politike. Si një shembull i përkushtimit dhe ndershmërisë në kryerjen e cdo detyre, një shoqe e mirë dhe politikane karriere që ështv karaktarizuar nga dëshira për dialog me të tjerët“, tha Rama në fjalën e mbajtur.

LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 lindita nikolla asambleja e ps 2 shtator 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll