Politike

“PS rrezikon të katandiset kashtë e ko*e”, Rama ngre alarmin: Nëse s’veprojmë sot, partia do të kthehet në azil pleq

2 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
“PS rrezikon të katandiset kashtë e ko*e”, Rama ngre

TIRANE– Kryeministri Edi Rama parashikoi një të ardhme të zymtë për Partinë Socialiste si grupim politik. Edhe pse braktisja e PS nuk do të ndodhë kur partia është në pushtet, Rama tha se nëse PS nuk hapet dhe nëse njerëzit nuk vijnë vetëm për interes atëherë, PS do të kthehet si “simotrat e saj, pra kashtë e ko*e”. Rama foli për një Akademi politike që duhet të ngrihet për të gjithë të rinjtë e PS.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Si mund të harrohet që Anëtarësia e PS është vetëm 1/8 e votuesve tanë. Kush i dëgjon ata që na japin votën. Nuk dua të bëj leksion për partitë politike në demokraci por duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe teoria e gjithëpranuar se njerëzit nuk të vijnë e nuk të kuptojnë e nuk punojnë për ty nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga tërësia e njerëzve të mbetur pa udhëheqës.

Duhet kërkuar më shumë duke besuar tek inteligjenca dhe te shpirti i tyre. Kush kërkon më shumë prej tyre, duhet të jetë njeriu që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën dhe nuk shkon dot një njeri t’ju bëjë diskutim për partinë dhe demokracinë nëse figura lidhet me të kundërtën që iu kërkon të tjerëve, sepse figura iu duket si spiker.

Sepse punët e veta i ka vënë në terezi fiks ashtu siç predikon se nuk duhet ti vënë të tjera. Duhet të alarmohemi nëse nuk duam fundin e hegjemonisë politike të PS, të përballemi me fundin e boshllëkut për shkak të mungesës fatale të përkatësisë me partinë pa një interes, që s’mund të jetë arsyeja e vetme pse njerëzit janë pjesë e një partie. Ia kemi borxh të veprojnë atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën në kushtet që ne sot kemi të jemi udhëheqja e saj.

Ne duhet të mendojmë për shëndetin e PS dhe forcën për më shumë se 4 vite. Ngritja e një akademie politike në PS për vajza dhe djem në të gjithë territorin për gjeneratën e sotme dhe të nesërme. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh, duhet vepruar sot, pa menduar që kjo nuk do të ndodhi kur ne kemi pushtetin. Jo, nuk do ndodhë por do të ndodhë më shpejt nga sa e përfytyroni.  Do katandiset partia si simotrat e saj, kashtë dhe ko*e. E bashkë me të edhe jetën e fëmijëve tanë. 

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 08:16

TIRANË– Ish-kryediplomati i vendit, një nga zërat më kritikë të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati duket se nuk dëshiron që të humbasë asnjë event të...