Politike

“Fëmijë që shohin Kim Kardashianin”, Rama iu jep moral prindërve: Angazhojini fëmijët në politikë, armiku ynë ësht

2 Shtator 2021, 09:01 Nga DOSJA
“Fëmijë që shohin Kim Kardashianin”, Rama iu jep

TIRANE- Kryeministri Edi Rama solli si shembull ata që janë të dhënë pas Kim Kardashian për të ilustruar se e ardhmja e fëmijëve nëse do të merreshin me politikë do të ishte më e mirë se kaq. Teksa foli për rëndësinë e ngritjes së një Akademie politike, Rama tha se PS nuk rrezikohet nga PD, por nga vetja. Kryeministri e quajti PD, një “krijesë amorfe me dhëmballë të prishur”. 


PJESË NGA FJALA E RAMËS. 

Prindërit duhet të ndjehen mirë që fëmijët po e kalojnë kohën duke u marrë me diçka që ia vlen. Të ndjehen mirë se merren me diçka. Se aty njohin njerëz të tjerë. Ndajnë ide dhe shqetësime. Aty mësojnë se bëjnë gjëra që nuk i bëjnë dot duke ndjenjur në telefon, me atë mrrokllën. Duke parë Kim Kardashian nuk e bëjnë dot. Se bashkë me eksperiencën vjen dhe mungesa e vullnetit për të sfiduar eksperiencën tënde. Rënia nuk mund të jetë katastrofike dhe rreziku fillon nga vetë ne, nga secili e secila këtu. Rreziku me qëllim po bëj përsëritje, fillon nga sjellja prej të dehurish në fitore dhe rënia në batakun e vetëpëlqimit. Fituam, kush është si ne? Ça ka për ne këtu tani, për ne ka më shumë mund dhe sakrifica. Për ne ka punë, sa të kemi krijesën amorfe me dhëmballën e prishur që quhet Partia Demokratike. PS nuk e mundin dot, por PS ka një kundërshtar tjetër. Jemi ne, ne mund ti bëjmë partisë atë që ata nuk i bëjnë dot. Ta themi troç, me mandatin e tretë zgjedhësit tanë na kanë falur plot mërzira, por larg qoftë nëse harrojmë që ata i kanë harruar ato që na kanë falur.

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 08:16

TIRANË– Ish-kryediplomati i vendit, një nga zërat më kritikë të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati duket se nuk dëshiron që të humbasë asnjë event të...