Politike

EMRAT-LISTA/ Edi Rama: Kjo është qeveria e re, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, KUSH NUK LËVIZ nga posti. Rikthehet Kumbaro në

2 Shtator 2021, 09:20 Nga DOSJA
EMRAT-LISTA/ Edi Rama: Kjo është qeveria e re, zv.kryeministri Arben

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e qeverisë së mandatit të tij të tretë. Zëvendësin e tij në qeveri dhe në postin e ministrit të Rindërtimit, Rama vendosi Arben Ahmetajn. Nuk ka asnjë ndryshim tek Ministria e Mbrojtjes, Bredshme dhe e Punëve të Jashme.

Pas “ok” të marrë nga Ambasada Amerikane, postet që morën së fundmi do të vazhdojnë që t’i mbajnë kryediplomatja Olta Xhaçka; në krye të Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi, ndërsa tek Brendshme është sërish Bledi Çuçi. Ndryshime nuk do të ketë as tek Infrastrukura, Kultura dhe Shëndetësia, pasi kryeministri ia ka besuar sërish postin Belinda Balluku, Elva Margaritit dhe Ogerta Manastirliu do të qëndrojnë në vendin e tyre të punës. Posti i ministrit të Drejtësisë do t’i besohet kreut të Komisionit të ligjeve, Ulsi Manjës, ndërsa Frida Krifca, drejtoresha aktuale e AZHBR-së, do të marrë drejtimin e ministrisë së Bujqësisë. Pas 4 viteve, pa një post në qeveri, Mirela Kumbaro do të rikthehet për të mbajtur postin e ministres së Mjedisit. Po ashtu qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti; Elisa Spiropali do të merret me Marrëdhëniet për Parlamentin, Edona Bilali është ministrja e re për Sipërmarrjen, Bora Muzhaqi është në krye të postit për Rininë dhe Fëmijët, ndërsa Milva Ekonomi do të drejtojë ministrinë për Stadartet e Shërbimit

Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministri i Financave Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit Evis Kushi

Ministri i Kulturës Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama

Sondazh

Poll