Politike

Rama tregon vetë manipulimet para Asamblesë së PS: Kemi dhënë 2 herë karta anëtarësie, shumica vinin për foto me mua

2 Shtator 2021, 08:54 Nga DOSJA
Rama tregon vetë manipulimet para Asamblesë së PS: Kemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vënë në pah të gjitha cenet e Partisë Socialiste, duke mos u kursyer në kritika. Në fjalën e tij në Asamble, Rama tha se lidhjet e PS me qytetarët mund të këputen, ndërsa shtoi se është në dijeni të të gjitha farsave që ndodhin me anëtarësimet e reja. Kryeministri tregoi sesi në dijeninë e tij, janë dhënë nga 2 herë karta anëtarësie apo sesi shumica e të rinjve që shkonin në këto aktivitete që PS i ka shitur si bum interesi, në fakt nuk kanë lidhje me asnjë virtyt politik por vetëm me një dëshirë për të dalë në foto me të. 


Ne ende sot i kemi lidhjet me njerëzit por nuk janë lidhje që kanë garancinë afatgjatë. Mund të këputen. Nga viti në vit, nga 4-vjeçari në tjetrin. Nëse këputen bëhen të pangjitshme. Hidhni sytë rreth e rrotull. Shikoni ku kanë përfunduar partitë e mëdha socialiste. Doni në jug, veri, perëndim. Merrni shembull. Nuk kanë mundur që të jenë një ushqim. Duhet të jeni të gatshëm të luftoni njësoj si skuadrat kur zbresin në fushat sportive. Aty mbjellin frytet e asaj që kultivojnë në stërvitje sfilitëse. Me përpjekje intelektuale, durim miliongone, kjo do të jetë qasja e re. Një riorganizim tërësor, jo vetëm në aspektin e shpërndarjes së forcave dhe jo duke bërë nga ato farsat për të dalë në TV me mua dhe kur jepen karta anëtarësie për herë të dytë. Apo kur thirren familjarë. Nuk kam asgjë me vajzat e djemtë e të gjithëve. Të gjejnë këtu jo punën në shtet por atë nxitje dhe pasion që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale. Ku ka aktivitet tjerër sesa gara politike. Sa herë kemi hyrë për ta thjeshtuar vetëm është komplikuar, na duhet një parti më shumë më pak rregulla burokratike,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LISTA/ Rama prezanton kabinetin e mandatit të tretë: Nikolla në krye të Kuvendit, rikthehet Kumbaro në qeveri, Ahmetaj zv.kryeministër, s’lëvizin të ‘besuarat’, ‘zhduket’ Braçe (MINISTRAT E RINJ)

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama asambleja e ps 2 shtator 2021 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 08:16

TIRANË– Ish-kryediplomati i vendit, një nga zërat më kritikë të Partisë Socialiste, Ditmir Bushati duket se nuk dëshiron që të humbasë asnjë event të...