Sport

FOTO/ “Duhet të vdesësh, ti e babai yt”, tifozët e Lazios nuk ndalen! Djali i Igli Tares kërcënohet në rrjetet sociale

1 Shtator 2021, 16:36 Nga DOSJA

ITALI-Episod për t’u harruar për Etienne Tare, djali i drejtorit sportiv të Lazios, Iglit, i cili ka marrë kërcënime dhe fyerje drejtuar atij dhe familjes së tij në rrjetet sociale. Pas ngjarjeve të rënda me Elsied Hysajn për një këngë, ka ardhur edhe kërcënimi ndaj Igli Tares dhe familjarëve të tij.

“Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjetet sociale. Futbollisti që luan me të rinjtë e Lazios reagoi me anë të një postimi në Instagram.

“Unë kam qenë lacial që i vogël, gëzohem sa herë që fiton Lazio, dëshpërohem kur humbasim. Unë i vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë. Unë respektoj çdo lloj kritike, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por besoj se këtë herë e keni kaluar cakun. Më vjen keq kur lexoj të tilla fjalë – shtoi Etienne – mund të mos jeni dakord me disa zgjedhje, mund të kritikoni, por respekti nuk duhet të mungojë kurrë. KURRë! Drejt meje, babait dhe familjes sime. Etien Tare ”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport igli tare lazio igli tare lazio

Sondazh

Poll