Sport

“Oragnizim dhe asnjë hapësirë”, Edy Reja e ka formulën për të ndalur Lewandowskin: Kemi elementë shumë të m

1 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA
“Oragnizim dhe asnjë hapësirë”, Edy Reja e ka

POLONI-Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë ditën e sotme në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e nesërme ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, që do të nisë në ora 20:45 e që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varshavë. Tekniku italian foli fillimisht për kundërshtarin dhe gjëndjen e ekipit

“Dimë që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Polonia ka një traditë shumë të mirë, në fushën e saj ka 7 vite që nuk pëson asnjë humbje. Jemi të ndërgjegjshëm që është një ekip që ka vlera. Gjithsesi ne e dimë që po rritemi si skuadër, kemi bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit, kemi një ekip kompakt. Sigurisht sa i përket pjesës së sulmit, kemi lojtarë që janë në formë shumë të mirë. Gjithashtu edhe mbrojtja, kemi marrë gjithmonë komplimente për këtë repart, kemi elementë shumë të mirë dhe kemi një repart solid dhe mund të luajmë shumë mirë edhe në kundërsulm siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit.”

Tekniku italian më pas u ndal edhe te Robert Lewandowski që shihet një rrezik i vazhdueshëm për Shqipërinë. Sulmuesi i Bayern Munich po kalon një moment të mirë, megjithatë italiani e ka një ide se çfarë do të bëjë për ndalur sulmuesin.

“Duhet të jemi të organizuar shumë mirë për të markuar Leëandoëskin sidomos në zonën e golit, sepse sulmon hapësirat në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mjafton një lojtar por duhet të mbrojmë në grup mirë, mbase duke i vendosur një të dytë pranë. Ne do të evitojmë t’i japim hapësirë këtij lojtari që nuk fal kurrë. Uroj të mos ketë rendimentin që ka në klub, sepse e qartë që ekipi Kombëtar është më ndryshe, por është një lojtar shumë i rrezikshëm sepse ka cilësi të jashtëzakonshme.” Përfundoi Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lewandowski polonia reja shqiperia lewandowski polonia reja shqiperia

Sondazh

Poll