Sport

Kosova niset drejt Batumit, nesër në fushë përballë Gjeorgjisë

1 Shtator 2021, 09:06 Nga DOSJA

PRISHTINE – Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesja e Kosovës ka qenë në aeroportin “Adem Jashari”, nga ku është nisur drejt Batumit, për ndeshjen e nesërme, kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Futbollistët e Kosovës kanë zhvilluar dy stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, kurse sot nga ora 19:00, sipas kohës lokale në Gjeorgji, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit “Batumi Stadium”, ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme.

Në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, ‘dardanëve’ të Kosovës do t’i mungojë sulmuesi Milot Rashica, i cili për shkak të masave nga COVID-19, nuk do të udhëtojë drejt Tbilisit. Pas kësaj, dy takimet e radhës, më dhe 8 shtator, Kosova do të luajë në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë dhe Spanjës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “batumi stadium” drejt tbilisit fadil vokrri gjeorgji-kosovë katar 2022 milot rashica përfaqësuesja e kosovës “batumi stadium” drejt tbilisit fadil vokrri gjeorgji-kosovë katar 2022 milot rashica përfaqësuesja e kosovës

Sondazh

Poll