Sport

“Bomba” CR7 errëson Lukakun. Grealish në majë, Konaté te “The Reds”

1 Shtator 2021, 10:32 Nga DOSJA
“Bomba” CR7 errëson Lukakun. Grealish në majë,

ANGLI – Cristiano Ronaldo te Manchester United: është historia e tregut anglez të transferimeve verore në 2021. Kthimi i portugezit në bazë, nxorrën në hije ‘hitin’ Kane dhe blerjen e Lukakut nga Chelsea.

Ronaldo me siguri do të jetë në gjendje të veshë fanellën me numrin 7, falë shitjes së James te Leeds, i cili liroi numrin 21 për Cavanin, por me kusht që Premier League të bëjë një lëshim të veçantë : rregullat nuk e lejojnë. Nga pikëpamja teknike, United është klubi që ka punuar më shumë në mesin e lojtarëve të mëdhenj të Premier: përveç portugezit, kanë mbërritur edhe Varane (40 milionë) dhe Sancho (85 milionë). Solskjaer është në vitin zero: pas tre sezoneve të thata, norvegjezit i duhet të fitojë diçka.

City “flirtoi” për tre muaj me Harry Kane dhe përfundimisht arriti të sigurojë Jack Grealish nga Aston Villa për 116 milionë euro: një shumë e madhe, për një lojtar që ende nuk ka provuar se mund të paraqesë veten në nivelet më të larta. Largimet sollën në shtëpi 38.8 milionë: përmes Angelino, Harrison dhe Nmecha. Një gjest i rëndësishëm, në projeksionin e ardhshëm, është zgjerimi i qendrës me portugezin Ruben Dias.

Liverpool ka shpenzuar pak për verën e tretë radhazi. Klopp ka siguruar Konaté (40 milionë) nga Leipzig, për të përforcuar një mbrojtje që sezonin e kaluar, mes dëmtimeve dhe rënieve në formë, ishte bërë gropë. “The Reds” që kanë mbledhur 20 milionë nga largimet e Wilson dhe Shaqiri, janë fokusuar në rinovimet e kontratave. Kapiteni Henderson, ishte i fundit në seri pas Alexander-Arnold, Alisson, Robertson, Fabinho. Salah mungon: në këtë front ka ende punë për të bërë.

Kampionët e Europës të Chelsea kronohen me operacionin Lukaku. Shpenzimet për blerjen e ish-lojtarit të Interit, u kompensuan shumë nga largimet e Abrahamit, Zouma, Tomori dhe të tjerëve, për një total prej 145 milionë.

Tottenham e mbajti kapitenin Kane dhe përforcoi skuadrën me huazimet Gollini -Romero, plus ardhjet e Gil dhe mbrojtësit brazilian Emerson Royal, që kushtoi 30 milionë.

“I sëmuri i madh” i futbollit në Angli, Arsenali, ka siguruar mbrojtësin White (58.5 milionë), Odegaard (35 milionë), portierin Ramsdale (28 milionë), bolonjezin Tomiyasu, mesfushorin Lokonga (17, 5 milionë), Tavares (8 milionë), duke i thënë lamtumirë Willian, Guendouzi, Torriera dhe Willock, por fillimi në kampionat ishte një tronditje: zero pikë në tre ndeshje!

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo harry kane jack grealish nga aston villa lukakut nga chelsea manchester united cristiano ronaldo harry kane jack grealish nga aston villa lukakut nga chelsea manchester united

Sondazh

Poll

Sport 1 Shtator 2021, 08:25

Pele shtrohet në spital

BRAZIL – Pele ka thënë se ai i është nënshtruar disa ekzaminimeve rutinë në spital dhe se është në gjendje të mirë ,duke mohuar zërat për një përkeqësim të shën...