Sport

Neurer dhe Müller, mungesat e para në premierën e Hansi Flick…

1 Shtator 2021, 14:09 Nga DOSJA
Neurer dhe Müller, mungesat e para në premierën e Hansi

GJERMANI – Kapiteni i kombëtares gjermane Manuel Neuer dhe Thomas Müller, nuk do të jenë në përballjen e nesërme kundër Lihtenshtajnit (Shën Gallen, ora 20:45), në premierën e trajnerit të ri Hansi Flick në stolin e panzerave, për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Të dy futbollistët e njohur, pjesë e Bayern Munichut, nuk morën pjesë në stërvitjen e fundit të sotme. Portieri Neuer ka një problem në kavilje, ndërsa Müller ka një problem muskulor.

Zgjedhja mes posteve do të bjerë në atë mes Kevin Trapp (Frankfurt) dhe Bernd Leno (Arsenal). Marc-Andre ter Stegen, portieri numër dy i Gjermanisë, nuk është thirrur për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale në gju në fund të sezonit të kaluar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bernd leno (arsenal) hansi flick katar 2022 kevin trapp (frankfurt) manuel neuer marc andre ter stegen thomas muller bernd leno (arsenal) hansi flick katar 2022 kevin trapp (frankfurt) manuel neuer marc andre ter stegen thomas muller

Sondazh

Poll