Sport

Tebas sulmon Paris SG: “Llogaritë janë të paqëndrueshme!”…

1 Shtator 2021, 14:43 Nga DOSJA

SPANJE – Dështimi i Real Madridit për të nënshkruar me Kylian Mbappé, duket nuk ishte indicia e vetme për Javier Tebas, i cili ka bërë një sulm të ashpër ndaj Paris SG, të cilin ai e cilëson si një “shtet-klub” për mënyrën se si funksionon.

“Shtet-klubet janë po aq të rrezikshme për ekosistemin e futbollit sa edhe Superleague, – ka shkruar në ‘Twitter’ presidenti i LaLiga spanjolle. – Ne kemi qenë kritikë ndaj Superligës, sepse shkatërronte futbollin evropian dhe ne duhet të jemi po aq kritikë ndaj PSG. Humbjet nga Covid + 300 milionë; të ardhurat televizive në Francë -40% dhe + 500 milionë paga? Të paqëndrueshme”.

Në fillim të korrikut, Tebas ndërmori një sulm frontal dhe bëri polemika me Pep Guardiolën dhe Manchester Cityn, tani është radha e Paris SG -së. Për të, sheikët nuk humbasin kurrë një mundësi për të sulmuar dhe vënë në dyshim korrektësinë e menaxhimit nga të dy klubet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport humbjet nga covid + 300 milionë javier tebas kylian mbappe laliga spanjolle manchester cityn paris sg pep guardiolën twitter humbjet nga covid + 300 milionë javier tebas kylian mbappe laliga spanjolle manchester cityn paris sg pep guardiolën twitter

Sondazh

Poll