Politike

‘Nuk mund ti mbajmë peng shtetet duke pritur me dekada’/ Sassoli: Janë vendet e historisë tonë! BE të rishikojë qasjen

1 Shtator 2021, 11:14 Nga DOSJA
‘Nuk mund ti mbajmë peng shtetet duke pritur me dekada’/

SLLOVENI-Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli është shprehur se Bashkimi Europian duhet të rishikojë qasjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishtë një nga deklaratat që ai bëri në nisje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit. Sassoli u shpreh se Tirana, Beogradi, Shkupi apo Sarajeva janë vende të Ballkanit Perëndimor të cilat janë pjesë e historisë së përbashkët me një identitet të njëjtë.

“Ka ardhur koha për të injektuar energji të re në procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor”, shpjegoi Sassoli, duke paralajmëruar se “çdo vonesë dhe hezitim rrezikon të bëjë lojën e fuqive të tjera.Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane.Një Evropë e vërtetë gjeopolitike duhet të fillojë në kufijtë tanë, me partnerët tanë, me miqtë tanë më të ngushtë. Unë jam duke menduar në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj të cilave kemi një përgjegjësi historike. Nga Tirana në Beograd, nga Shkupi në Sarajevë , nga Prishtina në Podgoricë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë. Ne ndajmë një identitet të përbashkët evropian ”, përfundoi ai.

Më tej, ai u shpreh se është i zhgënjyer nga përfundimet që dolën ditën e djeshme në Këshillin e Punëve të Brendshme.

Ne ishim shumë të zhgënjyer nga përfundimet e djeshme të Këshillit të Punëve të Brendshme. Ne kemi parë vende jashtë Bashkimit Evropian të dalin për të mirëpritur azilkërkuesit afganë, por nuk kemi parë një vend të vetëm anëtar të bëjë të njëjtën gjë. Ne nuk mund të pretendojmë se çështja afgane nuk na shqetëson, sepse ne morëm pjesë në atë mision duke ndarë objektivat dhe qëllimet “, shtoi Sassoli.

PËRKTHYER NGA: Ansa.it

Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike david sassoli evakuimi i afganëve forumi per europen ne slloveni david sassoli evakuimi i afganëve forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll