Politike

Rinis operacioni ‘Bregdeti ynë’! Çuçi: Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush!

1 Shtator 2021, 09:49 Nga DOSJA
Rinis operacioni ‘Bregdeti ynë’! Çuçi: Gjej shesh

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka lajmëruar se do të rinisë sërish operacioni ‘Bregdeti ynë’. Nga dita e sotme, ministri tregon se operacioni do të nisë në vijën bregdetare dhe si fillim do të shemben dy objekte që janë në Dhërmi. Arsyeja se përse operacioni ishte ndërprerë sipas Çuçit ishte për të mos penguar sezonin turistik. Ai mbyll shkrimin e tij të postuar në ‘Facebook’ se ai që po mendon që të zejë një vend të lirë duke zaptuar e më pas të ndërtojë pa leje, nuk duhet ta mendojë.

POSTIMI:

Rifillojmë sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje apo në tejkalim flagrant të lejes së ndërtimit. Ndërprerja ishte e përkohshme për të mos penguar sezonin turistik. Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.

Operacioni ‘Bregdeti ynë’ u shtri përgjatë muajve të verës, pas tragjedisë që ndodhi në Velipojë ku u vranë disa persona për truallin e plazhit. Përgjatë atyre muajve u proceduan administratorët e bizneseve që kishin zaptuar truallin pa lejen përkatëse.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi operacioni bregdeti yne bledi çuçi operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll