Sport

Griezman rikthehet te skuadra që e bëri të “madh”, Atletico Madrid

31 Gusht 2021, 21:03 Nga DOSJA
Griezman rikthehet te skuadra që e bëri të “madh”,

SPANJE – Antoine Griezmann largohet nga Barcelona dhe rikthehet tek Atletico Madridit. Ka qenë goditja e fundit e madrilenëve në mbyllje të merkatos së verës. Sulmuesi francez largohet nga Katalonja pas dy sezonesh dhe rikthehet tek skuadra që e bëri emër të madh dhe të rëndësishëm jo vetëm në La Liga.

Griezmann ka kaluar momente shumë të rëndësishme të karrierës së tij tek Atletico nga viti 2014 në vitin 2019. Të dyja skuadrat kanë gjetur një marrëveshje përfundimtare për një kalim të lojtarit për shifrën e 40 milionë eurove.

Në dy vitet me fanellën e Barcelonës Griezmann ka zhvilluar 102 ndeshje dhe ka realizuar 35 gola, duke fituar vetëm Kupën e Mbretit në sezonin e kaluar. Tani duket të jetë gati të rikthehet nën urdhrat e Simeones, me të cilin ka ngritur trofeun e Europa League dhe Superkupën e Europës në vitin 2018.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 31 Gusht 2021, 18:02

ANGLI-Cristiano Ronaldo është zyrtarisht futbollist i Manchester United. Marrëveshja, në fakt, është arritur prej disa ditësh, por këtë të martë, si klubi angle...

Sport 31 Gusht 2021, 17:43

SHKODER – Ka mbërritur në Shqipëri, në orët e pasdites të së martës, skuadra Juventusit të femrave, që do të luajë ditën e mërkurë përballë Vllaznisë në “Loro B...