Bota

PDK i ofron bashkëpunim kryeministrit Kurti, Memli Krasniqi: Ta luftojmë së bashku COVID-19, nëse është nevoja ta ndryshoj

31 Gusht 2021, 19:11 Nga DOSJA
PDK i ofron bashkëpunim kryeministrit Kurti, Memli Krasniqi: Ta

KOSOVË -Partia Demokratike e Kosovë, shtu si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i dhanë asnjë votë buxhetit të rishikuar që u votua më 28 korrik të këtij viti.

Por një muaj pas opozitarët kanë reflektuar, të paktën PDK-ja, ku kryetari i saj, Memli Krasniqi, i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Albin Kurti të cilit, përveç që i ankohet për menaxhim të dobët të pandemisë, i ofron bashkëpunimin e opozitës për ta luftuar COVID-19, nëse është nevoja edhe ta ndryshojnë sërish Ligjin për Buxhetin e vitit 2021.

Krasniqi e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve verore nga deputetët e Kuvendit dhe kthim të menjëhershëm në punë për ta menaxhuar situatën së bashku.

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, veçse iu përgjigj menjëherë pozitivisht kësaj kërkese gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës as pas pyetjeve të televizionit nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me thirrjen publike të kreut të PDK-së. Një qëndrim gjatë pasdites nuk pati as Qeveria e Kosovës, nga ku konfirmuan vetëm pranimin e letrës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti memli krasniqi pdk albin kurti memli krasniqi pdk

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 18:43

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

RUSI- Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Në nj...