Bota

31 Gusht 2021, 19:12 Nga DOSJA

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi është shprehur se ndihet i turpëruar pasi afro 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 në këtë vend janë shqiptarë. Në një status në Facebook, Cuculi shkruan se shqiptarët janë motori i valës së katërt të COVID-it në Zvicër. Sipas mjekut, të gjithë duhet të shohin përpara dhe të vaksinohen në mënyrë që vjeshta t’i gjejë shifrat më të stabilizuara.

Shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar. Shume faleminderit të gjithëve për reagimet e shumta rreth artikullit në gazetën “Blick” dhe rreth apeleve që i kam bëre në rrjetet sociale për vaksinimin e popullatës kunder Covid-19. Më kanë ardhur edhe reagime të ashpra dhe ofenduese por këtë gjë e kam pritur dhe nuk më brengos aspak. Është fakt që në spitale të ndryshme në Zvicër deri 80 % e pacientëve me Covid-19 janë shqiptarë. Shteti zviceran e bëri të veten dhe na e mundësoj vaksinimin e hershëm. Ne këtë nuk e bëmë dhe shkuam të festojmë dasmat në një verë të cmendur e cila do na koshtojë shumë jetë. Nuk është e tepruar të thuash që shqiptarët janë motori i valës së IV të Covidit në Zvicër. Nuk e shoh kontributin tonë në këtë shoqëri në këtë mënyrë. Në fakt më vjen turp.

Ndodhi cka ndodhi dhe tani duhet të shikojmë përpara dhe të pregaditemi për vjeshtën që e kemi para derës. Vaksinimi masiv është zgjidhja e vetme, këtu në Zvicër dhe poashtu në Ballkan. Nuk ka rrugë tjetër. Covidi na i mbyti më të dashurit tonë, na i morri shpesh herë në moshë shumë të re. Ata që na ofendojnë neve që bëjmë këtë kampanjë janë ose shumë të paditur ose shumë të pashpirtë, ose te dyja. Sidoqofte, unë dhe koleget e kolegët e mi nuk do të ndalemi. Është detyra e jonë dhe amaneti i atyre që e humbën jetën duke luftuar këtë virus. Ju lutem vaksinohuni!

Shqiptarët, sidomos ata të Kosovës janë bërë problem për Zvicrën, vetëm pak ditë më parë, gazeta Blick hapi faqen e saj të parë me titullin në shqip “Ju lutem vaksinohuni”, një thirrje kjo drejtuar shqiptarëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora florim cuculi florim cuculi

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 18:43

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

RUSI- Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Në nj...